Milani duhet ta fitojë derbin

Sport October 18, 2018 - 11:06
Detajet

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuan beson se kuqezinjtë duhet ta fitojnë derbin lokal ndaj Interit të dielën, transmeton zeri.info

Ky do të jetë derbi i parë i qytetit të Milanos për Higuainin.

“Të gjitha derbit kanë një shije të veçantë. Do të jetë e njëjta gjë edhe këtë herë dhe për shkak se është hera ime e parë për Milanin  do të jetë e bukur që të luaj në të. Ne jemi duke pritur me qetësi, koncentrik dhe dëshirë për të bërë mirë”, deklaroi Higuain.

“Ky është një derbi i zjarrtë si ai në Madrid. Milani mund të fitojë nëse e kemi ndërgjegjen e të mos qenit inferior ndaj askujt. Nëse e kemi këtë ne mund ta bëjë lojën tonë”, shtoi ndër të tjera argjentinasi./Zëri