Këndellet Llapi, Drita ‘shkatërron’ Ballkanin

Sport October 17, 2018 - 16:44

Llapi iu është kthyer fitoreve pas dy humbjeve të mëdha. Me trajnerin Fadil Ademi – pasardhësin e Bylbyl Sokolit – llapjanët kanë fituar sot në Podujevë kundër Gjilanit me rezultat 3:1. Golat e Alidemës, Zeqirit dhe Sinanit ia kthyen buzëqeshjen ekipit llapjan, derisa Magani ishte shënuesi i vetëm pë gjilanasit, raporton “Zëri”

Në anën tjetër, edhe Drita sot pati ditë perfekte. Kampionia e deklasoi Ballkanin duke e mposhtur 6:1. Derisa Baftiu e shënoi golin e vetëm për ekipin mysafir, për gjilanasit gola realizuan Haxhimusa (dy herë), Gërbeshi, Shaqiri, Kuka dhe Krasniqi. /Zëri/