Agjenti i Piatek: Nuk kemi marrë oferta formale

Sport October 16, 2018 - 22:56

“Shumë klube na kanë kontaktuar, por ende nuk ka ndonjë ofertë formale”, ka thënë agjenti i sulmuesit polak të Genoas, Krzysztof Piatek.

23 vjeçari ishte marrë nga Cracovia për vetëm 4.5 milionë në korrik, por ka shënuar 14 gola në 1o ndeshje zyrtare për klubin dhe vendin këtë sezon.

Ai është lidhur me një numër i madh të top skuadrave si Juventus, Napoli, Roma, Inter, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Barcelona.

“Shumë klube na kanë t3entuar ne këto javët e fundit, por nuk do të tregoi cilët”, ka thënë agjenti Szymon Pacanowski për CalcioNapoli24.

“Megjithatë, ende nuk ka ndonjë ofertë formale nga ndonjë klub, përfshirë Napolin”.

Kishte pasur raporte që Genoa ka vënë çmimin prej 50 milionë euro për sulmuesin pas këtij starti të mrekullueshëm.

“Vlera e tij është rritur shumë pas tre muajve në Serie A, por për momentin ne jemi të lumtur që ai mbetet në Genoa”.