Epike: Ronaldo po akuzohet për përdhunim, dalin biskota për këtë gjë

Sport October 16, 2018 - 16:58

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në telashe për akuzat që e lidhin atë me një përdhunim të ndodhur në vitin 2009 në Las Vegas.Kathryn Mayorga, 34-vjeçare, e akuzon Ronaldon për përdhunim.

Ajo tha ditë më parë se e la dhomën e Cristianos në Las Vegas për t’u nisur për spital, por përfundoi në shtëpi – duke iu referuar këtu kinse shpërblimit që mori nga Ronaldo për ta mbyllur gojën.

E derisa situata e Ronaldos të zgjidhet, që po i shkakton shumë dëme në aspektin ekonomik, pasi sponsorë të shumtë po mendojnë të tërhiqen – dikush tjetër po tenton të përfitojë nga kjo.

Pronari i dyqanit “Our taste of Portugal” në Worcester, Angli, u ka ofruar klientëve të tij biskota në formën e një çifti që kryejnë marrëdhënie.

Këto biskota janë pagëzuar me emrin “Ronaldo, biskota seksi”.Hoze Gonkalves, pronari i dyqanit ka deklaruar se arrin të shesë 60 apo 70 copë në ditë dhe se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë qëllim të keq kur ka vendosur t’i hedhë ato në shitje.

Image