Kështu u mbyllën pjesët e para të ndeshjeve të Superligës

Sport October 16, 2018 - 15:40
Detajet

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Drenica është duke fituar me rezultat bindës, 3:0 ndaj Flamurtarit në kryeqytet.

Taulant Dajaku i ka kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 21-të, kurse Kreshnik Uka shënoi për 2:0 në minutën e 26-të.

E golin e tretë për drenicasit e shënoi Diar Mustafa në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në duelin tjetër, që po ashtu po zhvillohet sot, Liria dhe Trepça ’89 po barazojnë pa gola në Prizren, 0:0. /Zëri/