Valon Berisha flet pas barazimit me Ishujt Faro

Sport October 14, 2018 - 20:25
Detajet

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha thotë se ekipi organizoi disa aksione të mira, por i mungoi finalizimi, transmeton zeri.info

“Kemi shkuar me fitore, por e kemi marrë me vete një pikë. Është shumë me rëndësi”, deklaroi Berisha për Supersport.

“Jemi të parët në grup, vazhdojmë tutje”, shtoi ai.

“Ishte e vështirë, ata u mbrojtën shumë mirë. Kemi pasur disa aksione të mira, ndoshta nuk i kemi përfunduar siç duhet.

“Ka qenë një lojë e mirë, por duhet shumë më shumë për të kaluar tutje”, u shpreh mesfushori i Lazios./Zëri