Lukaku 'ia bën me sy' Juventusit

Sport October 14, 2018 - 12:47
Detajet

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku ka thënë se Juventusi është njëri prej klubeve më të mira në Evropë dhe e pranon se do t’i pëlqente një transferim në Serie A të ardhmen, transmeton zeri.info

“Juve tashmë ka një projekt të madh dhe po vazhdojnë ende. Çdo vit ata mundohen të bëhen më të mirë. Pa asnjë dyshim Juve është njëra prej dy-tre klubeve më të mira në Evropë. Ata kanë një trajner të madh në stol dhe lojtarë të jashtëzakonshëm në çdo pozicion”, deklaroi Lukaku.

Reprezentuesi belg u pyet edhe nëse do të ishte i interesuar që të kishte një përvojë në Serie A në të ardhmen.

“Pse jo? Shpresoj që do të ndodhë”, u shpreh ai.