Sot katër vjet droni në Beograd, sot Shqipëria në Izrael e Kosova në Ishujt Faroe

Sport October 14, 2018 - 10:59
DETAJET

14 tetor! Datë kjo interesante për futbollin mbarë shqiptarë. Sonte Kosova e zhvillon ndeshjen tepër të rëndësishme në Ligën e Kombeve si mysafire e Ishujve Faroe. Sikurse që Shqipëria që luan si mysafire e Izraelit në një ndeshje tejet të rëndësishme për të, raporton “Zeri.info”.

 Të dyja skuadrave tona mund tu mungojë përkrahja e tifozëve shkaku që luajnë si mysafire. Por sa për motiv mund ta kujtojnë 14 tetorin historik të vitit 2014. Para katër vitesh Kosova nuk ishte pjesë e garave ndërkombëtare dhe Shqipëria ishte përfaqësuesja e vetme e gjithë shqiptarëve. Kuqezinjtë luanin në Beograd kundër Serbisë, ku ndeshja e tensionuar ishte ndërprerë shkaku i dronit të famshëm që foli shumëçka shqip. /ZERI

Image

Image