Ndodh edhe kjo: Kombëtarja nga Evropa nuk dinë për fitore që 86 ndeshje

Sport October 13, 2018 - 10:49
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

"Agjërimi” i kombëtares së San Marinos në futboll, në raport me fitoren, vazhdon.

Tani, zyrtarisht ka hyrë edhe në histori. “Titani” do të preferonin të hynin në një mënyrë tjetër në librat e historisë, jo me këtë rezultat të pabesueshëm negativ.

Pasi ka vuajtur në Moldavi, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, San Marino ka humbur përsëri dhe ka vendosur një rekord negativ: 86 ndeshje pa asnjë fitore. San Marino, kësisoji, ka barazuar rekordin negativ në këtë drejtim, që deri tani i përkiste Andorrës.

Fitorja e fundit e ekipit të drejtuar nga Franco Varrella daton më 28 prill 2004, në një miqësore kundër Lihtenshtajnit: 1-0. Të hënën, më 15 tetor, do të ketë rrezik që ta rishkruajë më tej këtë rekord negativ, nëse nuk merr tri pikë larg shtëpie, kundër Luksemburgut. Në një rast të tillë, “agjërimi” i Andorrës (midis viteve 2004 dhe 2016) do të mbetet vetëm një kujtim.