Mbappe, një fenomen

Sport October 10, 2018 - 10:21
Detajet

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Juluan Draxler e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Kylian Mbappe, duke thënë se 19-vjeçari është një fenomen, transmeton zeri.info

Adoleshenti ka qenë në një formë të shkëlqyeshme këtë edicion pasi që pati një rol vendimtar në suksesin e Francën në Kupën e Botës.

Mbappe tashmë ka shënuar 10 gola në 7 ndeshje këtë edicion.

“Për mendimin tim, nuk ka nevojë që të thuhen shumë fjalë për këtë djalë. Ai është një fenomen. Ai ka aq shumë shpejtësi dhe mendoj se nuk ka lojtar me shpejtësi të tillë në botën e futbollit”, deklaroi Draxler.

“Ai është aq i rrezikshëm para golit dhe mendoj se të gjithë janë të lumtur që ai është pjesë e skuadrës sonë”, shtoi ai./Zëri