Shkarkimi i Lopeteguit do të ishte çmenduri

Sport October 07, 2018 - 12:24
Detajet

Sergio Ramos mendon se do të ishte një çmenduri nëse Real Madridi do ta shkarkonte nga detyra trajnerin Julen Lopetegui, pavarësisht humbjes së të shtunës ndaj Alavesit, që ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore e klubit spanjoll.

Lopetegui është në një presion të madh pas humbjes së tretë në katër ndeshje, por mbrojtësi spanjoll është vënë në mbrojtje të tij.

“Njerëz të tjerë marrin vendime të tilla, por kurrë nuk është një gjë e mirë kur ndërrohet trajneri. Do të ishte çmenduri”, deklaroi Ramos.

“Ne duhet të shikojmë përpara sepse sezoni është shumë i gjatë dhe ka ende edhe shumë rrugë për të bërë. Kushdo që thotë se Real Madridi është i vdekur, gjithmonë i është provuar ndryshe në terme afatgjate”, u shpreh reprezentuesi spanjoll.

“Ne (lojtarët) jemi të parët që duhet të provojmë që të përmirësohemi dhe ne jemi duke u munduar që ta bëjmë këtë. Nuk është e drejtë që t’ia lësh fajin dikujt, ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për realitetin”, shtoi ndër të tjera mbrojtësi./Zëri