Momenti më interesant sonte: Valon Berisha zëvendëson Sergej Milinkovic-Savic

Sport October 04, 2018 - 22:56
Lexo detajet

Një ndër momentet më interesante ka ndodhur sonte në Europa Ligë

Kosovari, Valon Berisha ka debutuar sonte për Lazion në Europa Ligë, derisa ekipi romak është duke luajtur me nëntë lojtarë kundër Eintrachtit të Frankfurtit.

E ky moment mund të cilësohet më interesanti pasi që njëri prej talentëve më të mëdhenj të Serbisë kohëve të fundit është zëvendësuar me lojtarin që është më i miri për Kosovën.

Sigurisht, marrë parasysh marrëdhënie Kosovë-Serbi, atëherë kjo tregon shumë pasi që edhe hyrja në fushë e Valonit ishte tepër sportive, duke treguar që sporti shpesh di të jetë më i madh se politika.

Valon Berisha ka zëvendësuar Milinkovic-Savic në minutën e 64’të te ndeshjes.

Image