Bashkimi bëhet me amerikan

Sport October 03, 2018 - 18:44

Bashkimi është përforcuar të martën me një amerikan, shkruan Zeri.info.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton se kampioni i Kosovës ka paraqitur për regjistrim lojtarin e huaj, Jordan Marshall.

Ky i fundit mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për ekipin Portokalli pas plotësimit të kritereve në bazë të rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve.

“Arpaxhikët” synojnë të këndellen, pas fillimit të zbehtë të sezonit të ri në Superligë. /Zëri/