Sevilla e ''shkelë'' Real Madridin

Sport September 27, 2018 - 00:03
Lexoni më shumë detaje

Sevilla e ka deklasuar Real Madridin, në kryendeshjen e mesjavës në Spanjë.

Andaluzianët fituan me rezultat të thellë, 3:0.

Që të tre golat që u panë në “Ramon Sanchez Pizjuan”, u shënuan në pjesën e parë.

Andre Silva (2) dhe Ben Yedder shënuan për të dërguar në “qiellin e shtatë” tifozërinë e flaktë vendëse.

Rezultati nuk ndryshoi në pjesën e dytë dhe sfida u mbyll 3:0.

Kësisoj pas Barcelonës, që u mund nga Leganes sot 2:1, edhe Reali u mposht këtë javë, e cila i buzëqeshi Atletico Madridit. /Lajmi.net/