Foden, tashmë është një futbollist i madh

Sport September 26, 2018 - 10:33
Detajet

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka përshkruar mesfushorin Phil Foden si një lojtar të madh pas paraqitjes së tij të mirë në fitoren 3:0 ndaj Oxford Unitedit në Carabao Cup, transmeton zeri.info

Foden realizoi një gol dhe një asistim në këtë sfidë dhe Guardiola pati vetëm lëvdata për adoleshentin.

“Ai festoi sikur të ishte goli i parë i tij. Ky djalë është shumë i veçantë, një tifoz i Cityt dhe ai e dashuron klubin. E shikoni këtë në sjelljen e tij dhe në çdo veprim. Ai tashmë është i madh, një futbollist i madh”, deklaroi Guardiola.

“Nuk më kujtohet (goli im i parë). Jam i sigurt se ishte i mirë dhe ishte shumë kohë më parë”, shtoi strategu spanjoll.

“Manchester City ka një lojtar për vitet e ardhshme”, u shpreh ai. Edhe Foden u shpreh jashtëzakonisht i lumtur me golin. “Është shumë e vështirë që të përshkruhet me fjalë, ende nuk më besohet, por kam ëndërruar për këtë. Të qenit tifoz i Cityt është shumë e veçantë dhe jam i lumtur që e ndihmova ekipin për të fituar”, deklaroi Foden./Zëri