Klubi kosovar njofton 'nesër kemi ndeshje', Lojtari: Unë nuk vi, më ka dalë viza

Sport September 25, 2018 - 21:42
Lexo detajet

Në futbollin kosovar kemi menduar se kemi parë e dëgjuar gjithçka. Por, si duket kjo nuk qëndron.

Këtë fundjavë ka ndodhur diçka që rrallë shihet tek ne.

Klubi i futbollit Ratkoci, që garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, ka njoftuar lojtarët në Facebook për ndeshjen e ardhshme që do të zhvillohej të nesërmen e ku priste nga ata që të jenë në stadium.

“Nesër të gjithë lojtarët duhet të jeni në stadium në ora 14 e 30, ku do të zhvillojmë ndeshjen e radhës kundër KF Behari, me fillim nga ora 15 e 30”, ka shkruar klubi.

Por, një nga lojtarët e klubit, Egzon Hoti, i ka zhgënjyer tifozët, duke komentuar “Zyrtare: Unë nuk vi, më ka dalë viza”. 

Klubi ia kthen lojtarit “suksese” dhe këtu përfundon historia. /Insporti

Image