Zbulohet orari i Superligës, ja kur luhen dy derbit lokalë!

Sport September 25, 2018 - 17:09
Detajet

Fundjava që po vjen do t’i sjell dy derbi në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Të dielën do të luhen dy derbit lokalë Gjilani – Drita dhe Prishtina – Flamurtari, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.

Takimi në Gjilan nis në ora 15:30, kurse në kryeqytet prej orës 18:45.

Në 15:30 fillojnë edhe ndeshjet tjera të kësaj jave, kurse dy luhen të premten, Trepça ’89 – Ferizaj dhe Drenica – Ballkani.

Të shtunën, Feronikeli e pret Lirinë, ndërsa Llapi – KEK-un. /Zëri/

Superliga – Java e shtatë

E premte

Trepça ’89 – Ferizaj 15:30

Drenica – Ballkani 15:30

E shtunë

Feronikeli – Liria 15:30

Llapi – KEK-u 15:30

E diel

Gjilani – Drita 15:30

Prishtina – Flamurtari 18:45