Pogba beson tek Sanchezi

Sport September 24, 2018 - 15:45

Paul Pogba beson se futbollisti i shumë kritikuar, Alexis Sanchez do të këndellet dhe do të impresionojë në Manchester United, shkruan Zeri.info.

Përfaqësuesi kilian lëvizi drejt “Old Traffordit” nga Arsenali në janar dhe ka dështuar ta gjejë formën më të mirë me “Djajtë e Kuq”.

Sidoqoftë, përfaqësuesi francez është i bindur me kualitetet e ish-futbollistit të Udineses, Barcelonës dhe Arsenalit.

Njëjtë si Pogba, të gjithë po e presin shpërthimin e Sanchezit. /Zëri/