Arrestohet trajneri i Kombëtares shqiptare, ka kurdisur ndeshje!

Sport September 22, 2018 - 13:54
Lajmet e fundit nga sporti

Sporti në Shqipëri e sidomos futbolli po kalon në momente më të errëta të viteve të fundit dhe kjo shihet qartë në rezultatet që po arrihen në fushën e blertë; e sikur të mos mjaftojnë vetëm rezultatet e dobëta, futbolli në Shqipëri sot ka marrë një tjetër njollë të zezë.

Policia ka arrestuar trajnerin e Kombëtares së Femrave, Armir Grimën me akuzën e trukimit të ndeshjeve. Grima është ndër më të besuarit e presidentin të FSHF-së, Armand Duka, duke qenë se përveç emërimit si trajneri i Kombëtares së Femrave, ai u emërua edhe drejtues i stadiumit “Loro Boriçi”.

Së bashku me Grimën, janë ndaluar edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve, ish-portieri i Besëlidhjes Fabjol Rexhepi. Lajmi u bë i ditur nga vetë Policia e Shtetit nëpërmjet një deklarate për shtyp, shkruan Vipsport.al.