Besiktasi mirëpret presidentin e FC Prishtinës në ndeshjen e Europa Leagues

Sport September 20, 2018 - 21:23
Lexo detajet

Besiktasi sonte fitoi 3:0 ndaj Sarpsborg në Europa League, ndërsa mysafir në zonë VIP ishte edhe presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili shoqërohej nga drejtues te gjigantit turk.

Ejupi sot gjatë gjithë ditës ka qëndruar në Besiktas me ftesë të presidentit të klubit bardh e zi, Fikret Orman. Vizita me ftesë e Ejupit në klubin e famshëm turk ka të bëjë me fillimin e një bashkëpunimi të thelluar në mes Besiktasit dhe FC Prishtinës, për çka Ejupi paradite takoi drejtues të lartë të bardhezinjëve, përfshirë edhe ish futbollistin e njohur të
Besiktasit nga Novi Pazari, Sead Halilagiç, i cili tani mban post të lartë në këtë klub si koordinator i Akademisë, ku edhe është pikënisja e bashkëpunimit mes dy klubeve, raporton “Zëri”.

Image

Image

Image