S’fitoi medalje, por fitoi respekt!

Sport September 20, 2018 - 11:27

Herolind Nishevci nuk arriti të fitonte medalje në Premierligën e Karatesë, që u mbajt në Berlin të Gjermanisë fundjavën që shkoi, shkruan sot gazeta Zëri.

Mirëpo karateisti kosovar është vërshuar nga fansat, të cilët kanë kërkuar autografe nga ai dhe ky fakt e ka bërë të lumtur.

“Nuk fitova medalje, por fitova respekt nga njerëz të mirë”, ka shkruar Nishevci, i cili shprehet optimist se do ta sigurojë një vend në Olimpiadën e Tokyos, e cila mbahet pas dy vjetësh. /Zëri/