Monza konfirmon marrëveshjen me Berlusconin

Sport September 19, 2018 - 14:02
Detajet

Presidenti i Monzas, Nicola Colombo ka konfirmuar që do t’i shesë 95% të aksioneve të klubit ish-pronarit të Milanit, Silvio Berlusconi, transmeton zeri.info

Ish-kryeministri italian pritet që së shpejti të kompletojë blerjen e klubit nga Serie C nga Colombo.

“Jemi marrë vesh që 95% e aksioneve do t’i takojnë pronarit të ri dhe 5 përqindëshi i mbetur do të mbetet tek unë. Pse 95% e jo 70% siç ishte përmendur? Unë prapë se prapë do të kisha pjesën më të vogël të aksioneve, kështu që për mua diferenca mes pesëshit dhe tridhjetëshit është e vogël”, ka deklaruar Colombo.

“Ne i kemi siguruar të gjitha të dhënat. Në këtë moment, negociatat janë në dorë të Berlusconit. Unë dua të luaj një rol aktiv te Monza këtë sezon sepse janë një ekip i fortë dhe të cilin e kemi ndërtuar me pasion dhe sakrificë gjatë viteve të fundit. Ata e treguan që mund të luftojnë për ligë me atë fitoren kundër FeralpiSalos të shtunën. Pas kësaj pronarët e rinj mund të na forcojnë më shumë, edhe pse jemi garues edhe kështu siç jemi. Galliani e ndoqi ndeshjen përmes kompjuterit. Sapo përfundoi, ai më telefonoi që të më uronte, ai ishte shumë i kënaqur”, përfundoi ai./Zëri