Fiton Juve, ‘zhbllokohet’ Ronaldo

Sport September 16, 2018 - 16:53
Detajet

Juventusi ka fituar 2:1 në shtëpi ndaj Sassuolos në xhiron e katërt të ligës italiane, transmeton zeri.info

Cristiano Ronaldo ishte heroi i këtij takimi për bardhezinjtë me golat e tij, që ishin të parat për të në Serie A këtë edicion.

Ylli portugez së pari realizoi në minutën e 50-të, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 65-të.

Golin e vetëm për Sassuolon në këtë takim e realizoi Khouma Babacar (90’).

Falë kësaj fitoreje, Juventusi vazhdon bilancin e qindpërqindtë me 12 pikë të tubuara nga katër xhiro./Zëri