Kampionati i ri, Sokoli i vjetër

Sport September 14, 2018 - 12:33
Detajet

Bylbyl Sokoli “i vjetër” edhe në kampionatin e ri, shkruan "Zëri"

Strategji apo sinqeritet? Kjo ka pak rëndësi në krahasim me atë se sa po çudit trajneri i njohur edhe në fitoret e mëdha të ekipit të tij.

Pas një humbjeje fillestare Llapi të mërkurën e shënoi fitoren e tretë rresht duke e arritur kuotën e 9 pikëve dhe duke iu afruar në tri pikë kryesuesit, Flamurtarit.

Sokoli fitoret i vlerëson meritore, por vazhdon të shprehë pakënaqësi me lojën e ekipit të tij.

Gjithsesi deklarata të pritura prej tij, të cilat i ka përdorur edhe në ish-ekipet tjera të tij./Zëri