Bale, zëvendësuesi i denjë i Ronaldos

Sport September 10, 2018 - 17:19
Detajet

Gareth Bale ka bërë mjaftueshëm gjëra për Real Madridin në mënyrë që të konsiderohet një ikonë e klubit. Bale ka realizuar gola në dy finale të Ligës së Kampionëve. Pa Cristiano Ronaldon rreth vetes tani ai është i lirë të marrë gjithë vëmendjen në Madrid. Por, njëra prej tifozerive më të ashpra në botën e futbollit gjithmonë kërkon më shumë nga uellsiani, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Në edicionin e parë të Gareth Balet në Real Madridi uellsiani shënoi një gol që do ta bënte hero të përjetshëm në çdo klub tjetër. Bale mori një top në gjysmëfushën e ekipit të tij, filloi një vrapim të shpejtë, duke lënë mbrojtësin e Barcelonës Marc Bartra prapa vetes dhe ia fitoi Real Madridit Kupën e Mbretit.

Në ndërkohë kamera kapi Cristiano Ronaldon e lënduar që po festonte në tribuna. Në mungesë të njeriut kryesor në skenë kishte dalë Bale.

Por Bale shpejt e kuptoi se memoria është e shkurtër në “Santiago Bernabeu”, ku janë të vendosur tifozët më të ashpër të futbollit. Në fillim të edicionit të ardhshëm dyshimet kishin filluar përsëri për aftësitë e tij.

Goli sensacional i realizuar vetëm falë tij në minutat e fundit të finales së kupës ishte harruar sepse ata po prisnin se çfarë gjëje tjetër do të bënte ai.

Ronaldo e di se si është kjo ndjenjë. Ylli portugez kishte nënshkruar me madrilenët në vitin 2009, por i mori kohë disa vite që të fitonte zemrat e tifozëve, me vërshëllimat që thuajse nuk largoheshin.

Siç kishte thënë Kaka në mars të vitit 2016: “Do të doja që tifozët të kishin më shumë respekt për Cristianon. Ju ende mund të dëgjoni vërshëllima ndaj tij. Kjo nuk është gjë e mirë kur ta mendoni se çfarë ka bërë ai për klubin”.

Ata nuk janë audienca që kënaqet më se lehti në Evropë. Asnjëherë të kënaqur, gjithmonë duke kërkuar më shumë.

Në finale të Ligës së Kampionëve Bale ishte inkuadruar në lojë vetëm pas një ore nga Zinedine Zidane mes tensionit që ekzistonte në mes të këtyre të dyve. Ai shënoi dy herë në Kiev, duke përfshirë një gol të bukur me gërshërë dhe e fitoi çmimin e njeriut të ndeshjes.

Sidoqoftë, këtë edicion Bale e ka filluar mjaft mirë. Në mënyrën e duhur që kërkohet në “Santiago Bernabeu” dhe deri më tani ai i është përgjigjur kritikëve duke shënuar nga një gol për ndeshje në tri paraqitjet e tij në La Liga.

Me Ronaldon, që tashmë ka ikur, Bale është njeriu që kërkohet nga mbrojtësit dhe nga mesfushorët. Ai qëndron para gjuajtjeve të lira dhe i është dhënë liri nga Julen Lopetegui. Tani 29-vjeçar, ai pritet që të jetë në formën e tij më të mirë. Kur Ronaldo ishte në Madrid Bale ishte konsideruar si student i portugezit. Me yllin që tani ka shkuar në Juventus përgjegjësia i kalon atij.

Shpejtësia e Balet mund të jetë ngadalësuar, por ashtu kishte ndodhur edhe me Ronaldon dhe ish-sulmuesi i Manchester Unitedit e gjeti mënyrën për të mbajtur veten dhe për të qenë i rëndësishëm me golat e tij.

Këtë edicion Bale ka mesataren e tij më të mirë për goditje në një ndeshje që prej ardhjes në Real (4.34 në La Liga) dhe ai ka një mesatare prej një goli ose asistimi në çdo 62 minuta.

Klubi e tregoi mendimin e tij kur vendosi që t’i mbante paratë e fituara nga Ronaldo për të mos blerë asnjë zëvendësues. Ata kanë vendosur që Bale të jetë pika kyçe e tyre në vend se të shpenzonin para. Më në fund ai nuk është më në nën hijen e Ronaldos dhe mund ta shohim më shumë në skenë. Deri më tani është duke bërë një punë të mirë./Zëri