Liria – Drita, vjen goli i pestë

Sport August 31, 2018 - 18:12
LAJMI I FUNDIT

Është shënuar edhe goli i pestë në ndeshjen ndërmjet Lirisë dhe Dritës, 3:2, e cila e hap xhiron e tretë të Superligës, shkruan Zeri.info.

Gjilanasit kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e 28-të me golin e shënuar nga Xhevdet Shabani pas gabimit të mbrojtësit, Valon Bytyqi.

Kurse, Qëndrim Gashi e barazoi rezultatin në minutën e 40-të.

Ndërkaq, futbollisti i Dritës, Haxhi Neziraj shënoi për 2:1 në minutën e 52-të.

Prizrenasit barazuan përsëri me Liridon Fetahajn nga distanca në minutën e 62-të, për 2:2 pas gabimit fatal të portierit mysafir.

E Fetahaj doli në skenë edhe në minutën e 67-të me një gol të bukur për ta kaluar ekipin prizrenas në epërsi. /Zëri/