Kjo është e ardhmja e Mourinhos

Sport August 21, 2018 - 14:00
Lexo detajet

Jose Mourinho ka mbështetjen e plotë të hierarkisë së Manchester United, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij, raportojnë mediat angleze.

Skuadra e Manchester United ka humbur ndeshjen e dytë të sezonit të ri të Premierligës ndaj Brighton me rezultatin 3-2, shkruan GazetaBlic

Rezultati i dobët dhe performanca e dobët shkaktuan disa tensioneve dhe zhgënjim në United, me Mourinho i cili ishte i zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes në merkato.

Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madridit, ka qenë i lidhur me një kalim tek ‘Djajtë e Kuq’, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, të paktën në këtë sezon.

Mourinho nënshkroi një kontratë të re të në janar, duke zgjatur qëndrimin e tij në Old Trafford deri në vitin 2020 me mundësinë e rinovimit edhe për një edicion.