Objektivat e Bayernit për vitin 2019

Sport August 21, 2018 - 11:31

Bayern Munichu i ka identifikuar sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe atë të Juventusit, Paulo Dybala si objektivat kryesorë për afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Kështu të paktën shkruan tabloidi gjerman “Bild”, përcjellë "Zeri.info".

Presidenti i klubit, Uli Hoeness ka njoftuar se kampioni i Bundesligës do ta “konservojë” buxhetin këtë vit në mënyrë që të jetë super-aktiv para sezonit 2019/20.

Griezmann së fundmi e ka vazhduar kontratën me Atleticon, kurse Dybala ka kontratë me Juven deri në vitin 2022. /Zëri/