Sa është vlera e Lionel Messi dhe sa para fiton ai në Barcelonë

Sport August 20, 2018 - 19:56
Lexo detajet

Sulmuesi argjentinas ka trashëguar shiritin e kapitenit pas largimit te Andres Iniestas nga klubi

Ky sezon do të jetë sezoni i parë kur Lionel Messi do të kryej detyrën e tij si kapiten në Barcelonë, pasi që Andres Iniesta ka lënë klubin.

Argjentinasi është bërë lojtari më i paguar në La Liga që nga nëntori i kaluar pasi që nënshkroi kontratë të re me Barcelonën deri më 2021.

Kontrata e tanishme e argjentinasit pritet që ti përfundon në këtë vit derisa e reja do të hyjë në fuqi menjëherë që nga ndeshja e radhës me Barcelonën.

Pavarësisht se pati një sezon dështues në Botëror, ku Argjentina u eliminua në 1/8 e finales, Messi mbetet lojtari më i mirë.

Por sa vlen saktësisht tani Messi? Edhe pse është vështirë që të dihen figurat e sakta, ne mund të llogaritim të gjitha informatat që dalin nga raportet dhe të krahasojmë fitimet e tij me ish rivalin e tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Sa është paga e Messis?

Me kontratën e re raportohet se Messi merr 565 000 euro në javë. Megjithatë është paksa e vështirëq që të kuptohet për shkak të rregullave të taksave dhe bonuseve, por ai mund të jetë lojtari i dytë më i paguar në Europë pas Neymarit.

Para se të nënshkruaj marrëveshje, Messi kja fituar rreth 400 000 euro në javë.

Vetëm dy lojtarë që nuk janë në Europë fitojnë më shumë se Messi dhe Neymar: Carlos Tevez dhe Ezequiel Lavezzi, të cilët luajnë në Super Ligën kineze.

Ironikisht, Messi duhet ta falëndëroj Neymar sepse pas tij ai mori kontratë kaq të mirë. Largimi i tij në Paris Saint-Germain jo vetëm që solli të mira për Barcën por u detyrua që të rrit edhe pagat.

Para kësaj – kur presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu insistonte që është arritur një marrëveshje pavarësisht se nuk ishte nënshkruar – Barca e pranoi që paga e re e Messi do të bëj që ata të shpenzojnë më shumë se sa rekomandon UEFA.

“La Liga dhe UEFA kanë bërë rekomandime por askush nuk përcakton pagat tona”, kishte thënë Bartomeu. “Ne jemi shumë më lart se sa shumat e rekomanduara por gjëja më e rëndësishme është se jemi të qendrueshëm. Ne ja dalim”.

Me kënd ka marrëveshje sponsorizimi Messi?

Ashtu sikurse Ronaldo, Messi ka shumë marrëveshje sponsorizimi me disa firma të njohura por më e rëndësishmja është ajo për atletët e tij. Rivaliteti i tyre vazhdon në mes Nike (Ronaldo) dhe Adidas (Messi) por jashtë fushe.

Para disa muajve Ronaldo nënshkroi një marrëveshje “të gjatë” me Nike që thuhet se është e njëjtë me atë të LeBron James e që do ta zbatojë gjatë tërë jetës – ka mundësi më vlerë 1 miliard – Messi, mund ta kaloi atë dhe ka marrëveshje të njëjtë me Adidas. Kushtet e kësaj kontrate nuk janë të mbyllura, por raportët në Spanjë thonë se ato do të zgjasin se paku deri në fund të karrierës se tij si lojtar.

Messi po ashtu është fytyrë kryesore e Pepsi, Gilletteë dhe Turkish Airlines. Si pjesë e fitimeve të vitit 2016, revista Forbes kishte vlerësuar se ai i fiton 25 milionë euro në vit nga këto kontrata.

Çfarë biznesesh ka Messi?

Pjesë e fitimeve të Messis, natyrisht, është imazhi i tij si një futbollist i pastër i cili bën edhe një stil jetë interesante jashtë fushës. Kjo mënyrë e tij duke mos pasur dëshirë që të reklamoj shumë firma ka bërë që ai të bëhet një brend vetvetiu dhe shumë atraktiv për sponsorët.

Por, përderisa Messi nuk ka linja të brendshmeve, këpucëve apo parfumave si Ronaldo, ai ka investuar shumë në prona. Në vendlindjen e tij, në Rosario në Argjetninë, për shëmbull, ai ka investuar në projektin Azahares del Parana (një grup komunash jashtë qytetit) duke ndërtuar disa ndërtesa me apartamente dhe qendrën e qytetit.

Thuhet se ka edhe më shumë investime të tilla – por në këtë rast Messi – këto gjëra i mban shumë private.

Çfarë aktivitetesh humanitare kyçet Messi?

Ashtu sikurse për bizneset e tij, puna humanitare e Messi fokusohet më shumë tek burimet dhe sipërmarrjet që ai ka besim. Ai ka organizatën e tij, “Leo Messi Foundation”, e cila kërkon për donacione që në vend të dhuratave të martesës me partneren e tij Antonella Roccuzzo, ato të dhurohen për bamirësi.

Iniciativat e Messi mbështetin përgjithësisht  tek fëmijët vulnerabël dhe kujdesit të tyre shëndëtësorëq dhe është i emëruar si ambasador për UNICEF më 2010 derisa me ta punon që nga viti 2004.

Sa ndjekës i ka Messi në rrjetet sociale?

Messi është jashtëzakonisht i famshëm në faqet e tij në Facebook dhe Instagram por jo edhe në Tëitter, që ka një llogari “Team Messi” që është krijuar nga sponsori i tij Adidas.

Ai,l po ashtu, luan rilin e dytë pas Ronaldos kur është në pyetje prezenca në rrjetet sociale. Messi është personi i dytë më i njohur në Facebook në sport, më 89 milionë milionë like, derisa është i katërti në Instagram, më 97 milionë pas Ronaldos, Dëayne Johnson dhe Neymar.

Për krahasim, Ronaldo ka 122 milionë liken ë Facebook dhe 139 milionë ndjekës në Instagram.

Cila është vlera neto e Messi

Vlera e Messi është përafërsisht 200-230 milionë funte dhe mundë të jetë pak më e vogël se e Ronaldos. Këto figura janë më shumë spekulative, sepse në të nuk janë përfshirë bizneset e tij të cilaqt nuk janë për publikun.

Forbes e rangoi Messi si sportistin e dytë më të pasur nga 100 të famshëm më 2016, duke shkruar se ai fiton rreth 81.5 milionë dollarë në vit, i teti në listë. Ai ishte 6.5 milionë dollarë pas Ronaldos dhe diku 44 milionë dollarë para Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte futbollisti i radhës në këtë listë.

Kur është puna të fitimet, Messi nuk ka fituar më shumë se sa Ronaldo, por paga e tij e re sigurisht do ta bëj atë si sportistin më të paguar në planet vitet në vazhdim./Express