Raul trajneri

Sport August 20, 2018 - 13:38
Lexo tjera detaje

Raul Gonzalez e ka nisur javën që shkoi zyrtarisht zejen e trajnerit. Legjenda spanjolle e ka marrë në dorë së fundmi ekipin e të rinjve, Cadete B të Real Madridit, ku u kthye pasi si futbollist i kishte kaluar 18 vjet të artë, me ç’rast kishte fituar gjithçka. 41-vjeçari në të njëjtën kohë po vijon kurse dhe po mundohet ta marrë licencën UEFA Pro për të drejtuar ekipe të nivelit senior

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, e ka zhvilluar javën që shkoi seancën e parë stërvitore si trajner i ekipit të të rinjve. Ish-sulmuesi i njohur spanjoll është promovuar për ta drejtuar ekipin Cadete B të gjigantit spanjoll pasi e mori licencën profesionale në fillim të kësaj vere.

Diego Nogales është emëruar asistent i Raulit dhe ish-futbollisti i Realit gjithashtu do të punojë së bashku me Christian Hernandon në ekipin e të rinjve.

Reali u pajis me licencë të trajnerit më herët gjatë vitit pasi i vijoi kurset e nevojshme, ndërsa ai pati përparësi në këtë drejtim pasi i ka kaluar së paku 10 vjet në La Liga.

Pasi u rikthye në klubin ku i kaloi 18 vjet, Rauli e nisi aventurën e re me ekipin e të rinjve, ndërsa do të udhëtojë edhe me ekipin senior gjatë ndeshjeve në udhëtim.

Ndër të tjera, Raul kaloi kohë edhe në ushtrimet e Tottenhamit nën drejtimin e trajnerit Mauricio Pochettino në muajin maj dhe ka punuar që të bëhet trajner me licencë të plotë për të drejtuar edhe ekipe seniore.

Kursi për trajnerë e ndihmoi yllin spanjoll që të mësojë shumë gjëra, duke përfshirë këtu menaxhmentin e klubit, nutricitetin, psikologjinë, medicinën, ndërtimin e ekipit e të tjera.

Pasi ta kalojë një vit duke e ushtruar ekipin Cadete B të Real Madridit, Raul më pas do të jetë i lirë për ta marrë licencën Pro të UEFA-s dhe të lëvizë përpara në nivelet më të larta.

 

Legjendë si lojtar

Raul i kaloi 18 vjet te Reali si lojtar, ku ka realizuar 323 gola në 741 ndeshje me gjigantin spanjoll, me të cilin i ka fituar 6 tituj të kampionit në La Liga, tri herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Superkupën e Evropës. Ai i mban disa prej rekordeve më të rëndësishme të klubit mbretëror spanjoll. Gjithashtu pas largimit nga “Santiago Bernabeu”, pasi nuk kishte marrë garanci nga trajneri i atëhershëm Jose Mourinho se do të luante në vazhdimësi, Raul ka luajtur më pas në Schalke, ku ka zhvilluar 98 ndeshje dhe ka realizuar 40 gola me klubin gjerman. Ndër të tjera, e përfaqësoi Spanjën në 103 ndeshje dhe realizoi 44 gola.

Raul ishte legjendë si futbollist dhe tash synon ta bëjë të njëjtën gjë si trajner, njëjtë siç po e bën edhe ish-bashkëlojtari i tij Zinedine Zidane.