Drita ‘godet’ në ditën e fundit të afatit kalimtar

Sport August 17, 2018 - 16:57
ZYRTARE

Drita është përforcuar me futbollistin Erjon Vucaj në ditën e fundit të afatit kalimtar veror në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjilanas përmes grupit të vetë në Facebook.

“ERJON VUCAJ transferi më i ri në FC DRITA. Klubi jonë FC DRITA sot ka arritur marrëveshje me Erjon Vucaj, lojtar që vjen nga kampionati shqiptar. Vucaj luan në pozitën e mesfushorit ku së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Mirë se vjen Erjon! Nuk do të ndalemi me kaq!!!”, ka shkruar kampioni i Kosovës. /Zëri/