Një spektakël po na pret në Mitrovicë

Sport August 17, 2018 - 15:47

E diela e kësaj jave do të jetë festë e auto sportit në Mitrovicë. Në pistën tek ish-terminali doganor do të mbahen dy gara, ajo në karting (e treta për kampionatin esivjetmë) dhe në drift, e dyta në këtë disiplinë.

Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me auto klubet, tashmë i ka bërë përgatitjet për këto dy gara, të cilat po priten me interesim të madh.

Fillimisht do të mbahet gara në karting, paraqitja për të cikën bëhet nga ora 08:30 - 09:00 për të vijuar me kontrollimin teknik dhe procedurat tjera të zakonshme, ndërsa fillimi i vozitjes së parë është planifikuar në orën 11:00.

Ndërsa, prej orës 13:00-13:30 bëhet paraqitja në garë për garën në disiplinën drift,që po ashtu pritet të jetë atraktive. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe brifingut me garues, xhiroja e parë fillon në orën 15:00.

Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve do të jetë të pranishme për çdo eventualitet, ndërsa skuadra menaxhuese e garës do të jetë e përkushtuar maksimalisht për rrjedhë sa më të mirë të garës.