Drita organizon diçka speciale

Sport August 17, 2018 - 12:02

Kampionia dhe fituesja e Superkupës, Drita, kampionatin e ri ka vendosur ta fillojë me një ceremoni festive. Gjilanasit ndeshjen e parë të sezonit të ri do ta zhvillojnë në shtëpi kundër anëtarit të ri elitar, KEK-ut, të shtunën prej orës 14:00, raporton "Zëri". Hyrja në stadium për shikues do të jetë pa pagesë.

“Klubi jonë do ta organizojë ndeshjen hapëse të kampionatit përballë KEK-ut me ceremoni festive! Para ndeshjes lojtarët e klubit do t’i prezantojnë trofetë e fituar në sezonin e kaluar dhe do të ju drejtohen publikut me nga një mesazh falënderimi”, thuhet në njoftimin e Dritës./Zëri/