Celina e kujton kështu golin ndaj Shqipërisë

Sport August 16, 2018 - 17:40

Bersant Celina ka kujtime mjaft të mira që prejse i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Zeri.info.

Ai nuk e harron golin e parë dhe të vetëm kundër Shqipërisë në nëntor të vitit 2015 kur i tërë stadiumi kishte festuar pasi po luanin ndaj njëri-tjetrit dy ekipe shqiptare, të cilët po e festonin kualifikimin e Shqipërisë në “Evropianin 2016”.

“Ajo ndeshje ishte një festë, tifozët po i mbështesnin të dyja ekipet. Ata (Shqipëria) shënuan të parët dhe të gjithë festuan. Unë e barazova rezultatin dhe e njëjta gjë ndodhi prapë. Një atmosferë e shkëlqyeshme. Është e rrallë kur si lojtar mund të shënosh dhe të dyja palët e tifozëve të festonin. Por, ishin të njëjtit njerëz (popull) që luanin kundër njëri-tjetrit”, kujton Celina atë periudhë.

Si fëmijë, ai me vëllain e tij Behajdinin kalonin orë të tëra duke luajtur futboll me shokët e lagjes.

Bersanti nuk u ndal asnjëherë dhe vendosmëria, talenti e puna që e bëri e sollën në këtë ditë.

Ai flet pak dhe punon shumë. Është lojtar i thjeshtë, modest dhe kokulur. /Zëri/