Miku i ngushtë i Pep Guardiolas flet për arritjet e Qeqa Krelanit dhe futbollin në Kosovë!

Sport August 16, 2018 - 08:44

Në vitet e fundit futbolli në Kosovë ka shënuar rritje të lartë dhe kjo vërehet në sukseset e klubeve të Superligës në garat evropiane.

Por jo vetëm futbolli, pasi edhe gazetaria sportive ka arritur në një nivel tjetër, me shumë profesionalizëm dhe me pak spekulime.

Gazetaria sportive në tërë botën njihet si profesion që ushtrohet më shumë nga meshkujt, por se edhe femrat dinë të bëjnë një gjë të tillë e ka dëshmuar gazetarja e sportit në Kosovë, Qëndresa Krelani – e cila është bërë komentatorja e parë në trojet shqiptare, ku komentoi ndeshjet Drita – Dudelange dhe Drita – Prishtina.)

E për arritjet e gazetarisë sportive në Kosovë po mahnitën edhe drejtorët e mediave më të mëdha në botë.

Bëhet fjalë për gazetën spanjolle – prestigjiozen, ‘Mundo Deportivo’, ndër mediumet kryesore që ka ekskluzivitetet e ngjarjeve të klubit më të madh në botë, FC Barcelona.

Drejtori i redaksisë së sportit në ‘Mundo Deportivo’,  Oriol Domenech ka qenë i mahnitur me suksesin e Krelanit.

Image

Miku i ngushtë i një prej trajnerëve më të mirë në botë (Pep Guardiola), Oriol Domenech foli ekskluzivisht për ‘GazetaBlic‘.

“Ky moment historik nuk ka ndodhur rastësisht. E njoh punën e saj me vite. Është një femër me karakter të fortë, moral dhe disiplinë të lartë në punë. Unë do doja ta kem në redaksinë time, por gjithmonë më thotë që Kosova ka nevojë për të më shumë se kurrë tani, sepse është bërë një kthesë e rëndësishme për femrën në Kosovë dhe duhet të ndihmoj femrat tjera për të arritur ëndrrën e komentimit te ndeshjeve”, tha fillimisht Domenech për ‘GazetaBlic’.

Oriol përndryshe është mik shume i ngushtë me strategun Pep Guardiola dhe është pjesë e stafit kryesor në kompaninë ‘MediaBase’ që menaxhon futbollistët e famshëm botërorë si Luis Suarez, udhëhequr nga vëllau i Guardiolës, Pere Guardiola.

Miqësia në mes tij dhe Qeqës është aq e ngushtë sa që ishte pikërisht Oriol që aranzhoi takimin dhe intervistën e famshme ne mes të gazetares kosovare dhe Guardiolës.

Përveç gazetarisë sportive në Kosovë, Domenech ka folur edhe për futbollin në vendin tonë – ku befasoi me njohuritë e tij.

“Futbolli në Kosovë përmban talent të mëdhenjë që luajnë edhe në kombëtare të huaja, mirëpo nuk mjafton vetëm talenti për të arritur kulmin. Gjithçka është tek organizimi dhe menaxhimi i atyre që dinë të luajnë.”

“Më vjen keq që talentët kosovarë duhet të shkojnë diku tjetër për t’u trajtuar si super-yje prandaj më mirë do ishte që shteti të kujdeset për ta dhe t’i shfrytëzojë në ligën e tyre. Kështu zhvillohet futbolli bashkë me një shtet”, përfundoi ai.

Image