Fillon Superliga, ky është orari i ndeshjeve!

Sport August 14, 2018 - 14:20

Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e parë të Superligës së Kosovës në futboll, që nis këtë fundjavë.

Edicionin e ri të garave e hap ndeshja që zhvillohet të shtunën, ku takohen Feronikeli – Trepça’89, derisa katër ndeshje luhen të dielën, kurse javën e përmbyll ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, që luhet të hënën në orën 19:45 nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Orari i ndeshjeve të javës së parë

E shtunë – ora 16:45

Feronikeli – Trepça ’89

E diel – ora 16:45

Drita – KEK-u

Liria – Ballkani

Flamurtari – Ferizaj

Llapi – Drenica

E hënë – ora 19:45

Prishtina – Gjilani