Boateng e preferon këtë klub

Sport August 12, 2018 - 17:14

Jerome Boateng mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit nëse Bayern Munichu vendos vërtet për të mos e mbajtur atë.

Kështu të paktën ka thënë ish-kapiteni i gjigantit bavarez, Stefan Effenberg, raporton "Zeri.info.

Boateng flitej edhe më herët se mund të largohej nga kampioni gjerman, ndërsa interesim për të kishte shprehur Manchester Unitedi, i cili dështoi në fund të transferonte mbrojtës.

Andaj, me një rrogë të majme Boateng mund t’i bashkohet gjigantit francez. /Zëri/