Sport

Mitrovica e pëson humbjen e dytë në Champions

Mitrovica e pëson humbjen e dytë në Champions
10 gusht 2018 • 19 : 47

Lajmet e fundit nga sporti

Klubi i futbollit Mitrovica e ka pësuar humbjen e dytë në rrethin kualifikues të Ligës së Kampionëve për femra, shkruan Zeri.info.

Vashat mitrovicase janë mposhtur sonte nga ekipi çek Slvia Praha me rezultat të thellë, 4:0, në ndeshjen e zhvilluar ne Hungari.

Petra Divisova ka shënuar dy gola për ekipin çek në minutën e 51-të dhe në atë të 57-të, kurse nga një gol tjetër e kanë shtuar Kamila Dubcova, që shënoi në minutën e 66-të dhe Tereza Szeëieczkova, që realizoi në minutën e parafundit të ndeshjes.

Mitrovica e kishte nisur me humbje të thellë prej 6:0 eksperiencën evropiane, të parën në histori të saj, pasi ishte mposhtur nga ekipi vendës, MTK Hungaria.

Mitrovica e zhvillon ndeshjen e fundit të Grupit 4 më 13 gusht ndaj ekipit turk, Atasehir. /Zëri/

© zëri.info