Barça nuk heq dorë nga Pogba

Sport August 10, 2018 - 15:04

Paul Pogba mund të largohet shpejt nga Manchester United për t’iu bashkuar Barcelonës para përfundimit të muajit gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, përcjellë "Zeri.info".

Përfaqësuesi francez nuk i ka raportet e mira me trajnerin Jose Mourinho dhe kjo mund ta shtyjë kampionin e botës që të largohet nga “Old Traffordi”, edhe pse 25-vjeçari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2021.

Pas Arturo Vidalit, Barça po e kërkon edhe një mesfushor të madh. /Zëri/