Sot pritet të mbahet takimi i shumëpritur Perez – Modric

Sport August 10, 2018 - 10:14
E FUNDIT

Real Madridi do të takohet sot me Modricin për ta sqaruar të ardhmen e lojtarit, pas interesimit të Interit, shkruan Marca.

Klubi italian është përfolur shumë në kohët e fundit për një transferim të Modricit, mirëpo Reali i ka refuzuar deri më tani ofertat për yllin e tij.

Klubi spanjoll dhe Modric priten të takohen dhe të bisedojnë sot për mundësin e vazhdimit të kontratës apo edhe dëgjimit të dëshirës së mesfushorit, e cila thuhet se është largimi nga Bernabeu.