Mustafi: ‘Ta hëngsha frizurën’, Xhaka shpërthen së qeshuri gjatë setit fotografik

Sport August 08, 2018 - 19:26

Dy shqiptarët e Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, kanë shoqëri fantastike.

Ata shpesh bëjnë shaka me njëri-tjetrin, sigurisht në gjuhën shqipe, përcjellë “Lajmi.net”.

Një moment qesharak ndodhi sot gjatë fotove para-sezonale që po i bënin futbollistët e “Gunners”.

Derisa Xhaka po fotografohej, Mustafi i thotë: “Ta hëngsha frizurën”.

Sigurisht kosovari nuk u përmbajt dhe nisi të qeshë.

Videon e ka publikuar Mustafi në Instagram: