Interi me ide të pazakontë për Modricin!

Sport August 06, 2018 - 15:32

Interi po shpreson ta transferojë Luka Modricin nga Real Madridi duke e përfshirë në klauzolën e kontratës së tij, e cila do t’ia lejonte lojtarit të lëvizë drejt Jiangsu Suning.

Kështu ka shkruar të hënën e përditshmja spanjolle “AS”, përcjellë "Zeri.info".

Pronarët e “Nerazzurri” do t’ia japin 32 vjeçarit një kontratë katërvjeçare, por ajo do t’ia mundësojë kroatit ta mbyllë karrierën në ligën e pasur kineze.

Interi kërkon ta huazojë lojtarin dhe pas një viti t’i paguajë 25 milionë euro. /Zëri/