Klubi anglez ia blen Barcelonës mbrojtësin Mina

Sport August 06, 2018 - 15:30
ZYRTARE

Evertoni më në fund e ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për transferimin e mbrojtësit, Yerry Mina.

Lajmin e ka bërë të ditur portali i njohur, “Goal.com”, përcjellë "Zeri.info".

Ky i fundit shkruan se klubi anglez do t’ia paguajë gjigantit katalunas 32 milionë euro për yllin e Kolumbisë në Botërorin e fundit, ndërsa kampioni spanjoll e ka zbritur çmimin e futbollistit për tre milionë, për dallim nga 35 milionë sa i kërkonte fillimisht për futbollistin, i cili nuk e tregoi sa duhet veten në “Camp Nou”. /Zëri/