PSG-ja, përsëri pas Sandros

Sport August 03, 2018 - 13:23
Detajet

Paris Saint-Germaini përsëri ka rikthyer sytë kah mbrojtësi i Juventusit, Alex Sando, transmeton zeri.info

Braziliani ishte lidhur më herët me një kalim të mundshëm te klubi parisien dhe Manchester Unitedi dhe madje ishte raportuar se francezët kishin ofruar 40 milionë euro për shërbimet e brazilianit, por Juventusi kërkon edhe 10 milionë të tjera.

E përditshmja franceze “L'Equipe” raporton se Paris Saint-Germaini përsëri është duke shprehur interesim për mbrojtësin e majtë, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Raportohet se parisienët janë duke kërkuar me ngulm një mbrojtës anësor, sidomos pas largimit të Yuri Berchiches në drejtim të Athletic Bilbaos./Zëri