Southgate me kontratë të re te Anglia

Sport August 02, 2018 - 12:48
Detajet

Gareth Southgate pritet të shpërblehet pas aventurës së tij të suksesshme me Anglinë në Kupën e Botës, kompeticion në të cilin arriti deri në fazën gjysmëfinale, transmeton zeri.info

Southgatetit pritet që t’i ofrohet një kontratë e re nga Federata Angleze e Futbollit, raporton e përditshmja angleze “Daily Mirror”.

Southgate tejkaloi të gjitha pritjet në “Rusia 2018” dhe ishte mposhtur në gjysmëfinale vetëm nga Kroacia pas vazhdimeve.

Kontrata momentale e strategut anglez skadon në vitin 2020./Zëri