Ofertë e majme për Kanten

Sport August 01, 2018 - 19:17

N'Golo Kantes i është ofruar një ofertë e majme pesëvjeçare nga ana e Chelseat për ta bindur atë të qëndrojë në Angli, madje oferta e fundit e “Blues” do ta bënte kampionin botëror lojtarin më të paguar në histori të klubit.

Me këtë rast, klubi nga Premierliga synon “ta trembë” Paris Saint-Germainin, i cili është i interesuar për të.

Kantes i është ofruar rrogë më e madhe se e Eden Hazardit, i cili paguhet 200 mijë funte në javë. /Zëri/