Presidenti uron Lorik Canën

Sport July 27, 2018 - 13:15
Lexo për më shumë detaje

Ditën e sotme ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana feston sot ditëlindjen,përcjell”Zeri.info”

Në 35-vjetorin e tij të lindjes, Presidenti Ilir Meta, i ka bërë një urim të veçantë.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, vazhdon më tutje”Zeri.info”

Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë”, shkruan Meta.

Ai shpreh urime edhe për familjen e Canës, për të cilët thotë se e kanë mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij/ZERI/.