Angela Merkel e favorizonte mesfushorin Mesut Özil

Sport July 24, 2018 - 13:57
Lexo për më shumë detaje

Lamtumira nga Kombëtarja gjermane e Mesut Özil vazhdon të prodhojë shumë polemika. Mesfushori me origjinë turke, lajmëroi për tërheqjen e tij  nga Manchaft, duke kritikuar Federatën gjermane të futbollit, përcjell “Zeri.info”

Sulmi i presidentit të Bayern Mynih, Hoeness, nuk ka kaluar pa vëmendje, por në favor të Özil është reshtuar kancelarja gjermane, Angela Merkel: “Kancelarja e ka shumë për zemër Ozil”, ka deklaruar Ulrike Demmer, zëdhënës i Merkel. “Eshtë një futbollist që ka bërë shumë për Kombëtaren, ka marrë një vendim dhe duhet respektuar”,vazhdon më tutje “Zeri.info”.

Qeveria e Turqisë e ka mirëpritur vendimin e Özil, i cili është përgëzuar ngrohtësisht: “E përgëzoj Özil që, duke lënë kombëtaren ka shënuar golin më të bukur kundër virusit të fashizmit”, ka shkruar në Twitter, ministri i Drejtësisë turke, Abdulhamit Gul. Ministri i Sportit Mehmet Kasapoglu ka shtuar: “Mbështesim pozicionin e nderuar të vëllait tonë Özil”/ZERI/.