Roma 'blen' edhe tifozen e Juventusit

Sport July 22, 2018 - 08:10
Lexo detajet

Roma vijon të jetë një nga skuadrat më aktive në këtë sezon merkatoje, teksa ka larguar dy nga yjet e skuadrës, Nainggolan dhe portierin Alisson, por ka afruar rreth 10 talente të reja, që pritet të shtojnë cilësinë dhe konkurrencën në ekip.

Së fundi një shtysë të vërtetë verdhekuqve u ka dhënë edhe modelja e njohur amerikane, Emily Ratajkovski. Ajo ka pozuar me fanellën “Emrata” (Em-Emily, Rata-Ratajkovski) me numër 10 të Romës, ndërsa ka lënë edhe mbishkrimin “Daje Roma”.

Emily është njohur ndër vite si një fanse e Juventusit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që ka ndërruar preferenca, për të mbështetur Romën, për më tepër tani që bardhezinjve u është shtuar një yll si Cristiano Ronaldo. /Tch

Image