FBK suspendon Muhamed Thaçin – sulmoi fizikisht gjyqtarët (DOKUMENT)

Sport July 20, 2018 - 15:42

Federata e Basketbollit e Kosovës ka vendosur që të suspendojë Muhamed Thaçin nga posti i selektorit të reprezentacionit U16 të Kosovës, pas incidentit që e shkaktoi dje në ndeshjen miqësore me Maqedoninë.

Siç kishte raportuar Insporti më herët, pas përfundimit të ndeshjes, ku Kosova humbi me diferencë të thellë, Thaçi dhe familjarët e tij kishin sulmuar gjyqtarët, dy prej të cilëve kishin marrë edhe ndihmë mjekësore.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar duke suspenduar Thaçin deri në trajtim të rastit të tij nga Komisioni Disiplinor dhe instancat përkatëse të FBK-së.

Image